Skip to content
Punëtoria e parë për Hartimin e Projekt Ligjit për Ndihmë Juridike Falas

Punëtoria e parë për Hartimin e Projekt Ligjit për Ndihmë Juridike Falas

Prishtinë, 31/07/2025
Sot me 31 Korrik 2025, u realizua me sukses punëtoria për hartimin e Projekt Ligjit të ri për Ndihmë Juridike Falas, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë – Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, me përkrahje nga projekti “Voices for Justice” i UNDP-së.
Në punëtori kishte pjesëmarrës nga institucione të ndryshme dhe partnerë të rëndësishëm institucional me të cilët diskutuam mbi rëndësinë e reformimit të ligjit ekzistues, sfidat praktike në zbatim dhe nevojën për një qasje më efikase dhe gjithëpërfshirëse në ofrimin e ndihmës juridike për qytetarët. Ndër të tjera diskutuam edhe për metodologjinë e punës së grupit punues, shqyrtuam rekomandime konkrete nga praktika, u prezantuan disa nga pikat e draft-koncept dokumentit për ndhmë juridike si bazë për punën e mëtejme si dhe u përcaktuan hapat e ardhshëm drejt finalizimit të projekt ligjit.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata që nuk kanë mundësi financiare të përballojnë shërbimet juridike. Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe përkushtimin e tyre.

Foto Galeria

Skip to content