Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, bashkë me drejtorin Arsim Tahri vizituan Zyrën rajonale të Shërbimit Sprovues në Pejë, me ç’rast u pritën nga drejtoresha, Drita Hakaj.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe nevojat e Shërbimit Sprovues, me theks të veçantë në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e kushteve të punës për stafin.
UD Ministri Sallahu u informua nga afër lidhur me rezultatet dhe sfidat të kësaj Qendre. Ai më tej theksoi se gratë në pozita udhëheqëse po dëshmojnë se menaxhimi efikas dhe qeverisja gjithëpërfshirëse ecin krah për krah duke sjellë rezultate shumë pozitive.
Sallahu, siguroi mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë për të adresuar sfidat dhe për të forcuar rolin e Shërbimit Sprovues në sistemin tonë të drejtësisë.