Skip to content
U.D. Ministri Sallahu vizitoi Qendrën e Paraburgimit në Pejë

U.D. Ministri Sallahu vizitoi Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Prishtinë, 09/09/2025
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, së bashku me drejtorin Ismajl Dibranin dhe këshilltarët nga Kabineti, vizituan sot Qendrën e Paraburgimit në Pejë, ku u pritën nga drejtoresha e kësaj Qendre, Ardita Osaj Blakaj.
Në këtë vizitë u diskutua lidhur me sfidat me të cilat përballet kjo Qendër, duke theksuar veçanërisht nevojën për përmirësimin e kushteve infrastrukturore.
UD Ministri Sallahu vlerësoi punën e drejtoreshës Osaj Blakaj dhe gjithë stafit, duke nënvizuar rëndësinë e grave në pozita udhëheqëse që derivon nga një kujdes i shtuar i qeverisjes më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
Sallahu ofroi mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Drejtësisë në adresimin e sfidave dhe përmirësimin e kushteve në këtë institucion, dhe ritheksoi gatishmërinë pakursim të tij në bashkpunim të plotë në punët e këtij Institucioni.

Foto Galeria

Skip to content