U.D Ministri Sallahu ka vizituar sot Terre des Homes ku u prit nga drejtori i kësaj Qendre, Pajtim Zeqiri, i cili e informoi Ministrin lidhur me veprimtarinë, sfidat dhe rezultatet e saj.
Shumë fëmijë janë larguar nga rruga duke gjetur mbështetje përmes kësaj Qendre si në aspekin e ushqimit, veshëmbathjes por në veçanti arsimit.
Me një staf të përkushtuar kjo Qendër do të mbështetet sërish nga Ministria e Drejtësisë në mënyrë që të iu ofrohen shërbime edhe më shumë edhe më cilësore, fëmijëve dhe nënave të këtyre kategorive të ndjeshme.