Gjatë vizitës, Sallahu u njoftua nga afër me punën e departamentit, sfidat me të cilat përballen në përditshmëri, si dhe me prioritetet që lidhen me përmirësimin e shërbimeve sociale dhe familjare për qytetarët.
Ai theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve institucionale dhe profesionalizmit në këtë fushë, duke garantuar përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë në avancimin e politikave sociale dhe mbështetjen e familjeve.
Ud.Ministri Sallahu u shpreh se do të vazhdojë angazhimi për të ndërtuar një sistem më efikas, të drejtë dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët, me synimin që askush të mos mbetet pa mbështetje dhe kujdesin e nevojshëm.