Skip to content
U.D. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka pritur sot një grup qytetarësh përfitues të shërbimeve nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas

U.D. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka pritur sot një grup qytetarësh përfitues të shërbimeve nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas

Prishtinë, 29/09/2025
Në këtë takim, qytetarët ndanë përvojat e tyre të drejtpërdrejta mbi rëndësinë e kësaj ndihme, e cila u ka mundësuar realizimin e të drejtave të tyre ligjore.
Të pranishmit janë shprehur mirënjohës dhe falënderues për këtë ndihmë nga dora e shtetit, e cila i ka bërë të ndihen të vlerësuar dhe të respektuar nga shteti i tyre.
“Ky është shteti që punon për qytetarët”, theksoi njëri nga të pranishmit.
Ministri Sallahu shprehu zotimin e tij për ta mbështetur më tej këtë Agjenci, në mënyrë që ajo të bëhet edhe më efikase dhe më pranë qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës.
Ai nënvizoi se përmes forcimit të kapaciteteve të saj, qytetarëve do t’u garantohet qasje e barabartë në drejtësi dhe trajtim i dinjitetshëm i çdo kërkese ligjore.
Skip to content