Skip to content
Mbahet punëtoria në kuadër të procesit për rishikimin e Projekt-Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Kosovës

Mbahet punëtoria në kuadër të procesit për rishikimin e Projekt-Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 23/10/2025
Mbahet punëtoria në kuadër të procesit për rishikimin e Projekt-Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Kosovës, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Projektit IRZ.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë përfaqësues të lartë të sistemit të Drejtësisë, gjyqtarë dhe ekspertë nga Gjermania.
Në hapje të punëtorisë, fjalë përshëndetëse mbajti Këshilltari i Ministrit të Drejtësisë, z. Eros Gashi, i cili ndër të tjera theksoi se: “Ky rishikim, sigurisht, nuk ka për qëllim vetëm përsosjen teknike të dispozitave, por edhe garantimin që çdo dispozitë e re të reflektojë parimet e efikasitetit gjyqësor, sigurisë juridike, dhe qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.”
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në kuadër të reformave në Drejtësi dhe përkushtimit të institucioneve të Republikës së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian.
Skip to content