Skip to content
Ministri Sallahu mori pjesë në punëtorinë tematike për Reformë në Drejtësi

Ministri Sallahu mori pjesë në punëtorinë tematike për Reformë në Drejtësi

Prishtinë, 02/12/2025

Sot, Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, mori pjesë në punimet dhe diskutimet e grupit të ngushtë punues për adresimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias rreth pakos së ligjeve e cila derivon nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mbështetur nga UNDP.

Gjatë punëtorisë u prezantuan gjetjet kryesore të Komisionit të Venecias për të gjitha gjashtë aktet, të pasuara me shqyrtimin e rekomadimeve të ndryshme.

Në fjalën e tij, ministri Sallahu theksoi nevojën që çdo rekomandim i Komisionit të Venecias të trajtohet me kujdes dhe të përshtatet për integrim në pakon e ligjeve. Ai u shpreh i kënaqur me angazhimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Drejtësisë në inkorporimin e këtyre komenteve, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë si dhe në lehtësimin drejt procesit integrues në Bashkimin Evropian.

Skip to content