Skip to content
Ministri Sallahu vizitoi biznesin “Nor&Din Consulting LLC” në Prizren

Ministri Sallahu vizitoi biznesin “Nor&Din Consulting LLC” në Prizren

Prishtinë, 04/12/2025
Në kuadër të aktiviteteve të sotme të Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, zhvilloi një takim me sipërmarrësen Arjeta Kololli, e cila drejton biznesin “Nor&Din Consulting LLC” në Prizren.
Gjatë vizitës në ambientet e punës, ministri Sallahu përgëzoi znj. Kololli për angazhimin dhe ofrimin e shërbimeve në fushën e kontabilitetit dhe ekspertizës financiare. Ai theksoi gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të bashkëpunuar me biznese të tilla, të cilat njëkohësisht kontribuojnë në avancimin dhe fuqizimin e gruas në shoqërinë tonë.
Po ashtu, bashkë me sipërmarrësen Kololli, në takim ishte e pranishme edhe drejtoresha e organizatës joqeveritare “Women Entrepreneur”, Teuta Qerreti Bytyqi, e cila informoi ministrin për veprimtarinë e organizatës në krijimin e hapësirave të reja për fuqizim dhe përfshirje, veçanërisht të grave. Njëkohësisht, ajo njoftoi se “Nor&Din Consulting LLC” është një ndër bizneset përfituese të Komunës së Prizrenit nga Projekti “Integra” në kuadër të programit “Perspektive Heimat”, të zbatuar nga organizatat PREDA Plus, WEntrepreneur, me mbështetje të Arbeiter Samariter Bund (ASB) Koln.
Në përfundim të vizitës, ministri Sallahu inkurajoi vazhdimin e angazhimeve të tilla që kontribuojnë drejtpërdrejt në fuqizimin e grave dhe vajzave.
Skip to content