Ushtruesi i Detyrës i Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu sot ka ndarë certifikatat mbi licencimin e gjashtë profesionistëve që merren me shërbime sociale dhe familjare, duke përforcuar më tej angazhimin për ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe cilësore për individët dhe familjet në nevojë.
Ministri Sallahu tha se ky licencim është një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Ministrisë së Drejtësisë për të siguruar mbështetje të plotë dhe profesionale për ata që kanë nevojë për ndihmë.
Profesionistët e licencuar do të kenë mundësinë të ofrojnë mbështetje për individët dhe familjet duke garantuar që ata të kenë qasje në shërbime cilësore, të sigurta dhe të mbështetura nga standardet ligjore dhe profesionale.