Skip to content
Ministrja Gërvalla në takim me Ambasadorët: Finlanda dhe Sllovenia partnerë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës

Ministrja Gërvalla në takim me Ambasadorët: Finlanda dhe Sllovenia partnerë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 13/03/2026

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot ka zhvilluar takime të ndara me Ambasadoren e Finlandës në Republikën e Kosovës, znj. Eevamari Laaksonen, si dhe me Ambasadorin e Sllovenisë, z. Borut Blaj.

Në këto takime u theksua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe dy shteteve partnere, Finlandës dhe Sllovenisë, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe në mbështetje të proceseve reformuese që synojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike.

Me këtë rast, Ministrja Gërvalla shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda dhe Sllovenia i kanë dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar se të dyja shtetet mbeten partnerë të rëndësishëm në avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

“Finlanda dhe Sllovenia janë shtete mike dhe partnere të rëndësishme të Republikës së Kosovës, që kanë mbështetur vazhdimisht forcimin e institucioneve të Kosovës, zhvillimin demokratik dhe përpjekjet për ndërtimin e një shteti të së drejtës”, tha Ministrja Gërvalla.

Gjatë takimeve u diskutua edhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha të rëndësishme të drejtësisë, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e reformave që synojnë ndërtimin e institucioneve të pavarura, profesionale dhe të besueshme.

Ministrja Gërvalla ritheksoi vazhdimin e bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë me partnerë që ndajnë të njëjtat vlera demokratike, si Finlanda dhe Sllovenia.

Foto Galeria

Skip to content