Sot u mbajt punëtoria e Grupit Punues për hartimin dhe finalizimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05-L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.
Punëtoria u hap nga kryesuesi i Grupit Punues, njëherësh Drejtori i Integrimeve Evropiane në Ministrinë e Drejtësisë, Lulzim Beqiri. Ai theksoi rëndësinë e avancimit të mëtejmë të kornizës ligjore në këtë fushë, me fokus në themelimin e Fondit të Konfiskimit, i cili përbën edhe një obligim ndërkombëtar në kuadër të Planit të Rritjes.
Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit diskutuan për çështje kyçe që ndërlidhen me përmbajtjen e projektligjit, duke nënvizuar se procesi i rishikimit dhe plotësim-ndryshimit të këtij ligji është i domosdoshëm për harmonizimin me standardet evropiane dhe për përmirësimin e praktikave institucionale.
Kjo punëtori u organizua nga Ministria e Drejtësisë dhe u mbështetet nga Projekti i financuar i BE-së “Home Affairs Program of European Union in Kosovo Project (HAPE)”.