Në kuadër të Shërbimit Korrektues, është hapur konkursi për rekrutimin e 50 zyrtarëve korrektues në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, u bëri thirrje të gjithë kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale të aplikojnë për t’u bërë pjesë e sistemit korrektues të Kosovës.
“Ftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale të aplikojnë për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve kyçe të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës”, është shprehur ajo.
Afati për aplikim është nga data 20 maj 2026 deri më 19 qershor 2026. Ndërkaq sipas konkursit të shpallur, pozitat janë të ndara si në vijim:
• Qendra e Paraburgimit në Gjilan – 15 pozita
• Qendra Korrektuese në Dubravë – 15 pozita
• Burgu i Sigurisë së Lartë (BSL) – 20 pozita
Kandidatët e interesuar mund të informohen më hollësisht për kriteret, procedurat dhe formularin e aplikimit përmes vegëzave të mëposhtme:
Linku: https://shkk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/Konkursi.pdf
Aplikacioni: https://shkk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/Aplikacioni-i-MD-SHKK-1.pdf