“Qendrat për Aftësim Profesional janë një hallkë kyçe e politikave të punësimit dhe nuk mund të mbeten struktura që prodhojnë vetëm certifikata. Ato duhet të jenë mekanizëm i drejtpërdrejtë i hyrjes në tregun e punës”, kështu tha Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, gjatë vizitës në Qendrën për Aftësim Profesional në Ferizaj ku u takua me përfaqësuesen znj. Farmire Salihu.
Gjatë takimit po ashtu u diskutua për programet aktuale të aftësimit, kapacitetet ekzistuese dhe nevojën për fuqizimin e bashkëpunimit me sektorin privat, me qëllim që trajnimet të jenë sa më të përafruara me kërkesat reale të tregut të punës.
Po ashtu, u nënvizua edhe rëndësia e rritjes së efektivitetit të programeve të aftësimit profesional.
“Në këtë drejtim, mbetet thelbësore rritja e efektivitetit të programeve të aftësimit profesional përmes përafrimit të vazhdueshëm me dinamikat e tregut të punës, duke garantuar që aftësitë e fituara të përkthehen në punësim real dhe integrim efektiv në tregun e punës”, përfundoi Ministrja Gërvalla.