Skip to content
Ministrja Gërvalla: Shërbimi Sprovues në Gjakovë në funksion të zbatimit të ligjit dhe politikave korrektuese

Ministrja Gërvalla: Shërbimi Sprovues në Gjakovë në funksion të zbatimit të ligjit dhe politikave korrektuese

Prishtinë, 25/05/2026

Në kuadër të vizitës së saj në Komunën e Gjakovës, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, vizitoi Zyrën Rajonale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në Gjakovë.

Gjatë vizitës, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e rolit të Shërbimit Sprovues në zbatimin e ligjit dhe politikave korrektuese, si dhe kontributin e tij në funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

“Zyra Rajonale e Shërbimit Sprovues të Kosovës në Gjakovë mbetet pjesë funksionale e zinxhirit të drejtësisë, duke kontribuar në zbatimin e ligjit dhe në realizimin praktik të politikave korrektuese”, deklaroi Ministrja Gërvalla.

Ministrja Gërvalla falënderoi Drejtorin e Shërbimit Sprovues të Kosovës, Arsim Tahiri, dhe stafin për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të këtij institucioni.

Foto Galeria

Skip to content