Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka vizituar Zyrën Rajonale të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Pejës, me ç’rast ka theksuar rëndësinë e këtij shërbimi për garantimin e qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.
“Ndihma juridike falas është garancia që askush të mos mbetet pa mbrojtje ligjore për shkak të gjendjes ekonomike”, ka deklaruar Ministrja Gërvalla.
Tutje, Ministrja Gërvalla tha se ky shërbim ofrohet përmes zyrave rajonale për Ndihmë Juridike Falas në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Zyrën Rajonale në Pejë.
“Ajo u mundëson qytetarëve qasje reale në drejtësi, përmes ndihmës falas në përballimin e proceseve ligjore dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre”, tha ajo.
Ministrja Gërvalla tha se forcimi dhe funksionimi efikas i këtij shërbimi mbetet thelbësor për ndërtimin e një sistemi drejtësie të qasshëm, të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.