Skip to content
Vazhdojnë punimet për hartimin e Planit të Veprimit 2027–2029 për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

Vazhdojnë punimet për hartimin e Planit të Veprimit 2027–2029 për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore

Prishtinë, 12/11/2026
Për tri ditë me radhë, nga 10 deri më 12 nëntor, ka punuar Grupi Punues për hartimin e Planit të Veprimit 2027–2029, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna me Bazë Gjinore 2027–2031.
Punëtoria treditore e organizuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar, ka përfshirë sesione të ndara sipas katër objektivave strategjike, me pjesëmarrjen e nëngrupeve përkatëse.
Gjatë ditës së parë, diskutimet u përqendruan në Objektivin Strategjik 1 – Politikat e integruara dhe Objektivin Strategjik 2 – Parandalimi. Dita e dytë iu kushtua Objektivit Strategjik 3 – Mbrojtja, ndërsa dita e tretë Objektivit Strategjik 4 – Ndjekja penale.
Përmes këtyre punimeve, synohet përcaktimi i masave dhe aktiviteteve konkrete për zbatimin e objektivave strategjike, si dhe koordinimi i veprimeve ndërmjet institucioneve dhe akterëve përkatës, me qëllim të forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore.
Plani i Veprimit 2027–2029 do të përcaktojë hapat konkretë për zbatimin e Strategjisë Kombëtare 2027–2031 dhe avancimin e politikave institucionale në këtë fushë.
Skip to content