Skip to content
Ministrja Gërvalla: “Në qendër të çdo përpjekjeje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë pacienti, mirëqenia e tij dhe e drejta për kujdes shëndetësor cilësor”

Ministrja Gërvalla: “Në qendër të çdo përpjekjeje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë pacienti, mirëqenia e tij dhe e drejta për kujdes shëndetësor cilësor”

Prishtinë, 12/11/2026
Mbrëmë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ishte e pranishme në hapjen solemne të Konferencës së Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore, të organizuar për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në hapjen e kësaj konference u vu në qendër një nga sfidat dhe përgjegjësitë më thelbësore të çdo sistemi shëndetësor: garantimi i kujdesit cilësor, të sigurt dhe dinjitoz për çdo pacient.
“Në qendër të çdo përpjekjeje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë pacienti, mirëqenia e tij dhe e drejta për kujdes shëndetësor cilësor”, u shpreh ministrja Gërvalla.
Ajo vlerësoi se një nga treguesit më të rëndësishëm të funksionimit të një sistemi shëndetësor mbetet cilësia e shërbimeve shëndetësore, sepse përcakton jo vetëm standardin e kujdesit që ofrohet, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet shëndetësore.
“Prandaj, i uroj suksese ministrit, z. Arben Vitia, dhe ekipit të Ministrisë së Shëndetësisë në këtë nismë dhe në punën e mëtejshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vendin tonë”, tha tutje ministrja Gërvalla.
Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Cilësinë e Shërbimeve Shëndetësore është një platformë e rëndësishme për bashkimin e ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e standardeve në sistemin shëndetësor.
Skip to content