Skip to content
Me 89 vota për, miratohet Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Me 89 vota për, miratohet Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Prishtinë, 13/11/2026
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se Traktati krijon mundësi konkrete për hetime më efikase, shkëmbim të provave, sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë, si dhe themelim të grupeve të përbashkëta hetimore.
Ministrja Gërvalla vuri në pah rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit në identifikimin, gjurmimin dhe konfiskimin e pasurisë së përfituar përmes veprimtarisë kriminale.
“Luftimi i krimit kërkon edhe goditjen e burimeve të tij financiare, jo vetëm ndjekjen penale të autorëve”, theksoi Ministrja Gërvalla.
Ajo shtoi se përmes këtij Traktati forcohen kapacitetet e institucioneve të Kosovës për të hetuar, bashkëpunuar dhe vepruar përtej kufijve shtetërorë, në mbrojtje të ligjshmërisë dhe drejtësisë.

Foto Galeria

Skip to content