Skip to content
Qeveria miraton Marrëveshjet për Ekstradim dhe Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës

Qeveria miraton Marrëveshjet për Ekstradim dhe Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës

Prishtinë, 16/11/2026
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot dy marrëveshje të rëndësishme me Republikën e Francës në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar: Marrëveshjen për Ekstradim dhe Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.
Këto marrëveshje synojnë forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, përmes thjeshtimit të procedurave, rritjes së efikasitetit institucional dhe harmonizimit të praktikave në përputhje me standardet më të mira evropiane.
Marrëveshja për Ekstradim krijon një bazë më të avancuar juridike për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke lehtësuar procedurat e ekstradimit dhe duke forcuar mekanizmat për trajtimin e kërkesave përkatëse.
Ndërkaq, Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale synon të avancojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kompetente të të dyja vendeve në administrimin e drejtësisë dhe luftimin më efektiv të krimit.
Miratimi i këtyre marrëveshjeve nga Qeveria përbën një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet e institucioneve për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe format e tjera të kriminalitetit ndërkufitar.

Foto Galeria

Skip to content