Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, mori pjesë sot në tryezën e diskutimit me temë “Performanca institucionale dhe përceptimi qytetar për sistemin e drejtësisë”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
Në këtë tryezë u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e Edicionit të Dhjetë të Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë (RoLPIK).
Gjatë diskutimit, zëvendësministri Nimoni theksoi se forcimi i integritetit, profesionalizmit dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, duke veçuar hapat konkret të ndërmarrë në kuadër të reformave në drejtësi gjatë viteve të fundit.
Në këtë kontekst, ai prezantoi zhvillimet në reformën tashmë me rezultate të suksesshme në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Pakon e Ligjeve të Reformës në Drejtësi, si dhe funksionalizimin tutje të Byrosë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, si mekanizma që synojnë forcimin e integritetit institucional dhe rritjen e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë.
Zëvendësministri Nimoni nënvizoi se përmirësimi i perceptimit dhe besimit të qytetarëve nuk arrihet vetëm përmes miratimit të ligjeve, por përmes zbatimit të tyre, trajtimit efikas të rasteve, vendimmarrjes profesionale dhe përgjegjësisë së institucioneve para qytetarëve