Vegëza e ueb faqes së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas: https://anjf.rks-gov.net/
ANJF është Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, e vetmja në Republikën e Kosovës, përgjegjëse për organizimin dhe ofrimin e Ndihmës Juridike Falas. Funksionin dhe përgjegjësinë e vet e ushtron në pajtim me Ligjin nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas, i cili ka hyrë në fuqi në mars të vitit 2012, Ligjin Nr. 08/L-035 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas dhe Ligjin Nr. 08/L-063 – për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me Racionalizimin dhe Vendosjen e Vijave Llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.
Ndihma Juridike Falas ofrohet nëpërmjet 7 (shtatë) zyrave rajonale për ndihmë juridike falas të cilat funksionojnë në: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj dhe përmes 14 (katërmbëdhjetë) zyrave mobile të cilat funksionojnë në komunat në vijim: Fushë Kosovë, Drenas, Deçan, Istog, Suharekë, Dragash, Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Malishevë, Graçanicë, Skenderaj dhe Kamenicë.
Vizioni dhe Misioni i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas
Në përputhje me Ligjin për Ndihmë Juridikë Falas, ndihma juridike falas jepet për këto lloje:
– informatat dhe këshillat juridike lidhur me procedurat ligjore;
– përpilimin e shkresave dhe tërë asistencën tjetër teknike që ka të bëjë me kompletimin e lëndës; dhe
– përfaqësimin në procedurën Civile, Penale, Administrative dhe Kundërvajtëse.
Organizimi institucional i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas është:
Kontakt:
Drejtor Ekzekutiv i ANJF-së:
Z/Znj.
Tel. 038/200 18 941
E-mail.
Adresa: Rruga Zenel Salihu nr.30 – Prishtinë
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas
Numrin pa pagesë: 0800 11 777