Skip to content

Avokatura Shtetërore

Detyrat e Avokaturës Shtetërore janë:

  • Përfaqësimi i autoriteteve publike/buxhetore në procedura gjyqësore, administrative dhe të arbitrazhit (në Kosovë dhe pranë gjykatave të shteteve tjera dhe ato ndërkombëtare);
  • Përgatitja e padive, përgjigjeve në padi, ankesa, përgjigje në ankesa dhe parashtresa tjera dhe veprime të domosdoshme juridike etj;
  • Përfaqësimi i autoriteteve publike në ndërmjetësim si dhe procedura të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve alternative, brenda limitit të autoritetit të deleguar;
  • Këshilla ligjore, rekomandime, udhëzime, opinione, në interes të mbrojtjes së autoriteteve publike/buxhetore të Republikës së Kosovës;
  • Përcjellja, shqyrtimi dhe analizimi i provave relevante dhe në kontest të kësaj edhe i dispozitave ligjore, në interes të përcaktimit të strategjive të përfaqësimit, këshillimit dhe mbrojtjes së autoriteteve publike/buxhetore;
  • Bashkëpunimi me të gjitha palët që janë subjekt në procedurë, përfshi zyrtarët kontaktues dhe ekspertët e fushave përkatëse të autoriteteve publike/buxhetore të Republikës së Kosovës, para dhe gjatë procesit të përfaqësimit gjyqësorë.

 

Kontakt:

Zëvendësues i Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror:

Arsim Zuka

E-mail. Arsim.Zuka@rks-gov.net

Tel: +383/ 38 200-67-170

Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Avokatura Shtetërore Dokumente

VITET

Skip to content