Skip to content

Shërbimi Korrektues i Kosovës

Vegëza e ueb faqes së Shërbimit Korrektues të Kosovës: https://shkk.rks-gov.net/

SHKK është Agjenci ekzekutive e sigurisë, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. SHKK është përgjegjëse për:

  • Organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e burgimit të të miturve dhe masave edukuese në IK përveç nëse Kodi i Drejtësisë për të Mitur e parasheh ndryshe;
  • Zbatimin e masës se paraburgimit sipas Kodit të Procedurës Penale;
  • Ndërmarrjen e masave të sigurisë për të ofruar ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për jetë dhe punë;
  • Ndërmarrjen veprimeve për ruajtjen e rendit, disiplinës dhe mbrojtjes së pronës në institucionet korrektuese të SHKK-së;
  • Vlerësimin e rrezikut dhe nevojave për trajtimin e të burgosurve;
  • Planifikimin, organizimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e programeve që i kontribuojnë risocializimit të burgosurve;
  • Nxitjen, motivimin dhe zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive punuese për të burgosur;
  • Zhvillimin e aktivitetit ekonomik dhe krijimin e të ardhurave përmes njësisë ekonomike të SHKK-së;
  • Motivimin dhe krijimin e mundësive për arsimim dhe aftësim profesional për të burgosurit;
  • Zhvillimin profesional të personelit të SHKK-së;
  • Realizimin e bashkëpunimit me institucionet përkatëse dhe organizatat të cilat merren me çështjen e monitorimit e të drejtave të të burgosurve;
  • Udhëzimin dhe mbështetjen ndaj personave të dënuar lidhur me planin e riintegrimit pas lirimit;
  • Përmbushjen e obligimeve tjera sipas legjislacionit në fuqi.

 

Kontakt:

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani

Email: Ismail.Dibrani@rks-gov.net;

Tel: +383 (0) 38 200 67 400

Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Dokumente

VITET

Skip to content