Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content

Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar

Misioni i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar është funksionimi efikas i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera, si dhe organizatave ndërkombëtare.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar janë:

  • Propozon, harton, negocion dhe siguron zbatimin e marrëveshjeve në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera, si dhe organizatave ndërkombëtare;
  • 2.Ofron mbështetje në procedurën e nënshkrimit dhe ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar;
  • Analizon politikat publike dhe harton raporte periodike me rekomandime, në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar;
  • Merr pjesë në forumet e brendshme dhe ndërkombëtare për çështjet e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar;
  • Trajton kërkesat për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi;
  • Ofron opinione ligjor për ҫështje që i përkasin fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar;
  • Bashkëpunon në mënyrë të ndërsjellë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar;
  • Ofron informata zyrtare dhe raporte me rekomandime për hierarkinë e sistemit ministror lidhur me ҫështjet që i përkasin fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar;
  • Harton dhe procedon kërkesa, vendime dhe dokumente tjera përkatëse lidhur me ekstradimin, transferimin e personave të dënuar, rrëmbim ndërkombëtar të fëmijëve dhe çështje tjera në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar;
  • Ofron mbështetje në hartim të dokumenteve të politikave, hartimin dhe vlerësimin e zbatimit të legjislacionit në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

 

Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

 

Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar përbëhet nga divizionet si në vijim:

  • Divizioni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale;
  • Divizioni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Civile.

 

Kontakti

Tel: +383/ 038 200 67 110

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e ish Rilindjes

Kati VII, Zyra 717

Dokumente

Divizioni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale janë:

  • Harton, propozon dhe ofron mbështetjen e nevojshme për zbatimin e marrëveshjeve në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera, si dhe organizatave ndërkombëtare, për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale;
  • Përgatit të gjitha shkresat dhe dokumentet përcjellëse sipas Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare që nevojiten për inicimin, negocimin, marrjen e autorizimit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim juridik ndërkombëtar;
  • Ofron mbështetje në përgatitjen dhe procedon dokumentacionin për procedurat e ekstradimit, të transferimit ndër-shtetëror të personave të dënuar dhe procedurat tjera të bashkëpunimit juridik në çështje penale;
  • Monitoron respektimin e detyrimeve të Kosovës të përcaktuara me marrëveshjet ndërkombëtare për bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe harton raporte periodike me rekomandime;
  • Analizon politikat publike vendore dhe ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe harton raporte periodike me rekomandime;
  • Ofron opinione ligjore për çështjet që i përkasin fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, në aspektin penal;
  • Bashkëpunon në mënyrë të ndërsjellë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, për fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje penale;
  • Kujdeset për evidentimin dhe përditësimin e të dhënave për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në bazën elektronike të të dhënave;
  • Pranon, administron dhe përgjigjet për lëndët në kuadër të fushëveprimit të Divizionit;
  • Përgatit dhe procedon me të gjitha shkresat që dalin nga Divizioni adresuar institucioneve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, duke u siguruar po ashtu që të njëjtat të përcjellën me kohë;
  • Mirëmban dosjet e Divizionit, kujdeset për arkivimin e tyre, si dhe përmbush të gjitha detyrat tjera administrative, dhe
  • Propozon dhe  ofron  mbështetje  në  hartimin  dhe rishikimin e politikave dhe legjislacionit primar dhe sekondar për çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale.

 

Udhëheqësi i Divizionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale raporton tek Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar.

 

Kontakt:

Udhëheqësi i Divizionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale

Z/Znj.

Email: @rks-gov.net;

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

 

 

Divizioni për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Civile

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Civile janë:

  • Harton dhe ofron mbështetjen e nevojshme për zbatimin e marrëveshjeve në mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve tjera për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje civile;
  • Përgatit të gjitha shkresat dhe dokumentet përcjellëse sipas Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare që nevojiten për inicimin, negocimin, marrjen e autorizimit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim juridik ndërkombëtar;
  • Ofron mbështetje në përgatitjen dhe procedon kërkesat për ndihmë të ndërsjellë juridike ndërkombëtare në çështje civile, si dhe të dokumenteve përkatëse për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijëve;
  • Monitoron respektimin e detyrimeve të Kosovës të përcaktuara me marrëveshjet ndërkombëtare për bashkëpunim juridik ndërkombëtar dhe harton raporte periodike me rekomandime;
  • Analizon politikat publike vendore dhe ndërkombëtare në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje civile dhe harton raporte periodike me rekomandime;

 

  • Ofron opinione ligjore për çështjet që i përkasin fushës së bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, në aspektin civil;
  • Bashkëpunon në mënyrë të ndërsjellë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, për fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështje civile;
  • Kujdeset për evidentimin dhe përditësimin e të dhënave për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në bazën elektronike të të dhënave;
  • Pranon, administron dhe përgjigjet për lëndët në kuadër të fushëveprimit të Divizionit;
  • Përgatit dhe procedon me të gjitha shkresat që dalin nga Divizioni adresuar institucioneve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës, duke u siguruar po ashtu që të njëjtat të përcjellën me kohë;
  • Mirëmban dosjet e Divizionit, kujdeset për arkivimin e tyre, si dhe përmbush të gjitha detyrat tjera administrative;
  • Propozon dhe  ofron  mbështetje  në  hartimin  dhe  rishikimin e politikave dhe legjislacionit primar dhe sekondar për çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

 

Kontakt:

Udhëheqësi i Divizionit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështje Civile

Z/Znj.

Email: @rks-gov.net;

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)