Skip to content

Departamenti për Buxhet dhe Financa

Departamenti për Buxhet dhe Financa ka për mision të menaxhojë në mënyrë efektive planifikimin dhe ekzekutimin e buxhetit, në pajtim me Ligjin përkatës për Menaxhimin e Financave Publike dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Buxhet dhe Financa janë:

  • Menaxhon dhe mbikëqyr procesin e planifikimit të buxhetit dhe parashikimeve financiare në koordinim me njësitë administrative të Ministrisë dhe përcjell realizimin e tij në vazhdimësi;
  • Përgatit propozimet buxhetore dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve në koordinim me njësitë administrative të Ministrisë, kryen planifikimin buxhetor për të gjitha programet e Ministrisë, si dhe ndihmon njësitë administrative të Ministrisë dhe agjencitë në përgatitjen e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe kërkesave buxhetore;
  • Përgatit propozimet buxhetore me rastin e procesit të rishikimit buxhetor, duke u bazuar në kërkesat e njësive kërkuese për ridestinim të mjeteve nga një kategori ekonomike në kategori tjetër, sipas ligjeve në fuqi;
  • Siguron që shpenzimet dhe lëvizjet buxhetore dhe financiare, të bëhen në përputhje me rregullat dhe procedurat e menaxhimit të financave publike;
  • Përgatit dhe monitoron rrjedhën e parasë, llogaritë, transaksionet dhe parametrat e tjerë financiarë, që tregojnë performancën financiare të Ministrisë;
  • Raporton mbi rezervat e parasë dhe siguron që kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
  • Përgatit pasqyrat financiare përfundimtare të Ministrisë;
  • Raporton mbi ekzekutimin e buxhetit në mënyrë periodike;
  • Bën kostimin e politikave dhe ligjeve të reja në bashkëpunim me njësitë administrative.

 

Drejtori i Departamentit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

Departamentit për Buxhet dhe Financa përbëhet nga divizionet si në vijim:

  • Divizioni për Planifikimin dhe Monitorimin e Buxhetit;
  • Divizioni për Ekzekutimin e Buxhetit dhe Raportim.

 

Kontakti:

Drejtori i Departamentit për Buxhet dhe Financa

Email:

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

 

Divizioni për Planifikimin dhe Monitorimin e Buxhetit

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikimin dhe Monitorimin e Buxhetit janë:

  • Përgatit dhe harton planifikimet buxhetore dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për të gjitha njësitë administrative si dhe agjencitë brenda Ministrisë;
  • Koordinon dhe përgatit procesin e planifikimit buxhetor për programet dhe nënprogramet, në përputhje me objektivat e Ministrisë dhe qarkoret buxhetore, si dhe kryen regjistrimin e kërkesave buxhetore në sistemet elektronike përkatëse;
  • Kontrollon dhe harmonizon buxhetin e Ministrisë me buxhetin e aprovuar dhe të rishikuar;
  • Përgatit kërkesat për dëgjime buxhetore, sipas kalendarit të përcaktuar;
  • Harton kërkesat për rishikim të buxhetit, duke u bazuar në kërkesat e njësive administrative për ridestinim të mjeteve, nga një kategori ekonomike në kategori tjetër;
  • Analizon shpenzimet e buxhetit të të gjitha njësive administrative brenda Ministrisë;
  • Ndërmerr veprimet e nevojshme në lidhje me mungesat buxhetore, si dhe kërkesat e tjera shtesë buxhetore;
  • Përgatit dhe monitoron projektet kapitale, konform kërkesave dhe/ose udhëzimeve ligjore;
  • Informon njësitë administrative brenda Ministrisë mbi masat e domosdoshme për shpenzimin e buxhetit, në përputhje me rregullat për menaxhimin e financave publike;
  • Përgatit pasqyrat financiare dhe konsolidon pasqyrat vjetore financiare; dhe
  • Përgatit vlerësimet e ndikimeve buxhetore për dokumentet e politikave dhe legjislacionin e Ministrisë.

 

Udhëheqësi i Divizionit për Planifikimin dhe Monitorimin e Buxhetit raporton tek Drejtori i Departamentit për Buxhet dhe Financa.

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Planifikimin dhe Monitorimin e Buxhetit

Z/Znj

Email:

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

 

 

Divizioni për Ekzekutimin e Buxhetit dhe Raportim

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Ekzekutimin e Buxhetit dhe Raportim janë:

  • Përgatit dhe menaxhon rrjedhën e parasë për të gjitha njësitë administrative të Ministrisë;
  • Mirëmban dhe përcjell shpenzimet buxhetore dhe njëherësh raporton për të gjitha çështjet e analizave financiare, duke i sinjalizuar me kohë tejkalimet e tyre;
  • Përgatit barazimet e shënimeve të shpenzimeve, sipas njësive administrative të Ministrisë;
  • Regjistron zotimet dhe shpenzimet në sistem elektronik përkatës, për të gjitha linjat buxhetore të Ministrisë;
  • Përpunon të dhënat dhe mban kontabilitetin financiar dhe të pasurisë për Ministrinë; dhe
  • Përgatit raporte financiare mujore, periodike dhe vjetore të Ministrisë.

 

Udhëheqësi i Divizionit për Ekzekutimin e Buxhetit dhe Raportim raporton tek Drejtori i Departamentit për Buxhet dhe Financa.

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Ekzekutimin e Buxhetit dhe Raportim

Z/Znj

Email:

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

Skip to content