Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content

Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare

Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare

Misioni i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare është që shërbimet sociale dhe familjare të jenë cilësore dhe të qasshme për qytetarët në nevojë sociale.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare janë:

  • Propozon, harton dhe bën zbatimin e legjislacionit parësor dhe dytësor, nga fushëveprimi i shërbimeve sociale dhe familjare dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve;
  • Propozon dhe harton politikat, programet dhe strategjitë për shërbime sociale dhe familjare, mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve;
  • Koordinon planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit për shërbime sociale dhe familjare në nivel qendror;
  • Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e standardeve minimale për shërbime sociale dhe familjare;
  • Menaxhon me skemat e përfitimeve për pagesat e strehimit familjar dhe kategoritë e tjera, sipas kërkesave të Ministrisë;
  • Koordinon dhe mbështet punën e panelit/bordit për vendosjen e fëmijëve në strehim familjar dhe adoptim;
  • Ofron mbështetje profesionale dhe administrative për Këshillin përkatës për Shërbime Sociale dhe Familjare, për licencimin dhe trajnimin e ofrueseve individualë të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Bashkëpunon me palët e interesuara për avancimin dhe ngritjen profesionale dhe të kapaciteteve të stafit të ofruesve publikë dhe jo qeveritarë, si ofrues të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Licencon dhe mban regjistrin e subjekteve juridike publike, organizatave jo qeveritare, sektorit privat dhe individëve të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe familjare;
  • Inspekton shërbimet sociale dhe familjare.

Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare përbëhet nga divizionet si në vijim: 

  • Divizioni për Shërbime Sociale dhe Familjare;
  • Divizioni për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve,
  • Divizioni për Planifikim, Licencim dhe Trajnim, dhe
  • Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

Kontakti:

Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare

  1. Blerim Shabani

Email: blerim.shabani@rks-gov.net

Tel: 038 200 67 450

Adresa: Rr.  UÇK, Qafa 1, pn. 10000 Prishtinë, Kosovë

 

Divizioni për Shërbime Sociale dhe Familjare

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shërbime Sociale dhe Familjare janë:

  • Propozon, harton dhe bën politika dhe legjislacion për çështjet e ndërlidhura me funksionimin e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Harton, monitoron dhe bën zbatimin e standardeve minimale të shërbimeve sociale dhe familjare duke mos u kufizuar vetëm në: personat me aftësi të kufizuara, personat e moshuar dhe viktimat e dhunës në familje;
  • Monitoron pagesat që realizohen nga niveli qendror;
  • Hulumton, mbledh, sistemon, analizon dhe vlerëson të dhënat për kategoritë dhe shërbimet nga fusha e shërbimeve sociale dhe familjare, duke përfshirë institucionet publike, private dhe organizatat jo qeveritare;
  • Koordinon aktivitetet me organet komunale dhe monitoron punën e shërbimeve sociale dhe familjare në Qendrat për Punë Sociale dhe institucionet e përkujdesjes sociale dhe familjare;
  • Bashkëpunon me organizatat jo qeveritare dhe sektorin privat në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Shqyrton dhe monitoron kërkesat e Qendrave për Punë Sociale për vendosjen e rasteve dhe klientëve në institucionet rezidenciale dhe qendrat e përkujdesjes sociale dhe familjare;
  • Ofron mbështetje dhe monitoron shërbimet e institucioneve rezidenciale dhe shtëpive të komunitetit për persona me aftësi të kufizuara dhe persona të moshuar;
  • Koordinon dhe harton programet kundër dhunës në familje, sanimin e marrëdhënieve familjare, fuqizimin e familjes dhe marrëdhënieve familjare;
  • Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e programeve të ofrimit të shërbimeve për mbrojtjen e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe krimeve seksuale;
  • Bashkëpunon në mënyrë të ndërsjellë me institucionet vendore dhe mekanizmat ndërkombëtarë, për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për qytetarët në nevojë sociale;
  • Menaxhon bazën e të dhënave për shërbime sociale dhe familjare.

Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Sociale dhe Familjare raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

 

Kontakti:

Udhëheqëse e Divizionit për Shërbime Sociale dhe Familjare

Znj. Adile Shaqiri

E-mail: adile.shaqiri@rks-gov.net

Tel: 038 200 67 451

Adresa: Rr.  UÇK, Qafa 1, pn, 10000 Prishtinë, Kosovë

 

Divizioni për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve janë:

  • Propozon dhe harton politikat dhe legjislacionin për mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Harton, monitoron dhe siguron zbatimin e standardeve minimale për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale dhe familjare për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Përcakton standardet për themelimin dhe funksionimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës;
  • Monitoron dhe siguron zbatimin e legjislacionit dhe standardeve minimale për shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve;
  • Bën ngritjen e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve dhe strukturave institucionale të kujdesit dhe mbrojtjes sociale dhe familjare në nivel qendror dhe lokal;
  • Koordinon dhe monitoron aktivitetet për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve me Qendrat për Punë Sociale dhe Shtëpitë për Mbrojtje të Fëmijëve;
  • Bashkëpunon me organizata vendore dhe ndërkombëtare dhe monitoron ofrimin e shërbimeve për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve nga sektori joqeveritar i licencuar dhe kontraktuar nga Ministria;
  • Harton, monitoron dhe bën zbatimin e standardeve dhe procedurave për format themelore të mbrojtjes sociale për fëmijët në kujdestari, strehim familjar dhe adoptim;
  • Zhvillon programe të mbrojtjes dhe të riintegrimit për fëmijët e braktisur, fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët në situatë rruge, fëmijët në format e rënda të punës, fëmijët e keqtrajtuar, fëmijët e neglizhuar, fëmijët dhe të rinjtë me sjellje asociale, fëmijët e pashoqëruar dhe fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara;
  • Harton standardet dhe monitoron funksionimin e Tryezave të Menaxhimit të Rasteve, në ofrimin e shërbimeve për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve;
  • Hulumton, mbledh, sistemon, analizon dhe vlerëson të dhënat për fëmijët dhe të rinjtë në sistemin e mbrojtjes sociale në bashkëpunim me institucionet tjera relevante;
  • Koordinon dhe monitoron pagesat e realizuara nga skemat për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve në nevojë sociale;
  • Menaxhon bazën e të dhënave për fëmijët dhe të rinjtë që janë të regjistruar dhe që kanë nevojë për mbrojtje dhe shërbime sociale;
  • Ofron mbështetje profesionale për Këshillin e Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, në funksion të edukimit të vazhdueshëm dhe ngritjen e kapaciteteve për ofruesit individual të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Bën ngritjen e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, të të gjitha strukturave institucionale, që kanë detyrë dhe përgjegjësi mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, në nivel qendror dhe lokal;
  • Krijon një sistem të konsoliduar të menaxhimit, raportimit dhe monitorimit të cilësisë së shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, dhe
  • Zhvillon dhe monitoron zbatimin e programeve dhe standardeve për format themelore të mbrojtjes juridike e sociale për fëmijët në kujdestari, strehim familjar strehim rezidencial, shtëpitë me bazë në komunitet, adoptim, si dhe për të rinjtë në kuadër të formës jetesa e pavarur e mbikëqyrur.

Udhëheqësi i Divizionit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

 

Kontakti:

Udhëheqëse e Divizionit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve

Znj. Magbule Koci

E-mail: magbule.koci@rks-gov.net

Tel: 038 200 67 452

Adresa: Rr.  UÇK, Qafa 1, pn, 10000 Prishtinë, Kosovë

 

Divizioni për Planifikim, Trajnim dhe Licencim

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim, Trajnim dhe Licencim janë:

  • Menaxhon dhe koordinon procesin e regjistrimit dhe licencimit të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Menaxhon bazën e të dhënave për subjektet juridike dhe ofruesit individual të licensuar në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Identifikon dhe vlerëson nevojat për trajnimet e punëtorëve social dhe stafit të institucioneve, të cilat janë ofrues të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Identifikon nevojat për financim nga fondet e BE-së dhe donatorët e tjerë të cilët ofrojnë mbështetje për trajnime në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Propozon plane dhe programe për ngritjen e aftësive profesionale të zyrtarëve të shërbimeve sociale dhe punëtorëve social;
  • Harton standardet e profesionit dhe moduleve të trajnimit, për akreditim të programit të trajnimit dhe edukimit të vazhdueshëm;
  • Koordinon aktivitetet dhe bashkëpunon me organizata për zbatimin e programeve të trajnimit në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim, Trajnim dhe Licencim, raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

 

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim, Trajnim dhe Licencim

  1. Skender Jahaj

E-mail: skender.jahaj@rks-gov.net

Tel: 038 200 67 005

038 200 67 458

Adresa: Rr.  UÇK Qafa 1, pn, 10000 Prishtinë, Kosovë

 

Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare janë:

  • Inspekton dhe monitoron zbatimin e dispozitave ligjore dhe standardet minimale të shërbimeve sociale dhe familjare, si dhe Kodin e Etikës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare nga sektori publik dhe jo qeveritar;
  • Inspekton ambientet e punës, dokumentacionin e licencimit për ofruesit e shërbimeve dhe kontrollon procesin e menaxhimit të rasteve, nga ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare nga sektori publik dhe jo qeveritar;
  • Kontrollon zbatimin e procedurave ligjore dhe Procedurave Standarde të Veprimit për vendosjen, strehimin dhe menaxhimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare në institucionet rezidenciale dhe ditore;
  • Harton raportet e inspektimit dhe ofron rekomandime për masat dhe veprimet që duhen ndërmarrë nga menaxhmenti për eliminimin e dobësive dhe gabimeve gjatë ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Propozon dhe ofron rekomandime për ndryshim apo plotësim të standardeve minimale të aprovuara si dhe hartimin e standardeve tjera për fushëveprimin e divizionit;
  • Ndërmerr veprime konkrete në përputhje me ligjin, për shqiptimin e masave për personat fizik dhe juridikë që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, si dhe inicion procedurë varësisht nga shkeljet e detyrave të punës që janë bërë nga ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Harton raportet periodike për aktivitetet e kontrollit dhe inspektimit.

Udhëheqësi i Divizionit për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

 

Kontakti:

Udhëheqëse e Divizionit për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare

Znj. Fitore Rexhaj

Email: fitore.rexhaj@rks-gov.net

Tel: 038 200 67 455

Adresa: Rr.  UÇK, Qafa 1, pn, 10000 Prishtinë, Kosovë