Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content

Departamenti për Politika të Sistemit të Drejtësisë, Profesione të Lira dhe Statistika

Misioni i Departamentit për Politika të Sistemit të Drejtësisë, Profesione të Lira dhe Statistika është që politikat e sistemit të drejtësisë të jenë efektive dhe të bazuara në dëshmi, si dhe që shërbimet e profesioneve të lira të jenë cilësore dhe të qasshme për publikun.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Politika të Sistemit të Drejtësisë, Profesione të Lira dhe Statistika janë:

  • Harton strategjitë dhe dokumentet e politikave për sistemin e drejtësisë dhe nga fushëveprimi i Ministrisë;
  • Ofron mbështetje në hartimin e legjislacionit për sistemin e drejtësisë dhe nga fushëveprimi i Ministrisë;
  • Ofron mbështetje në vlerësimin e zbatimit të legjislacionit të sistemit të drejtësisë dhe ofron rekomandime për ndryshimet përkatëse;
  • Siguron mbarëvajtjen e procesit të licencimit të profesioneve të lira, mirëmban regjistrat përkatës dhe ushtron funksione tjera mbështetëse lidhur me funksionimin e profesioneve të lira;
  • Organizon provimin dhe mbanë evidencë për personat që kanë kaluar provimin për jurisprudencë dhe provimet tjera të profesioneve të lira;
  • Mbledh, analizon dhe përgatit raporte për të dhënat e funksionimit të sistemit të drejtësisë;
  • Ofron të dhënat përkatëse për funksionimin e sistemit të drejtësisë për strukturat tjera të Ministrisë në procesin e politikëbërjes dhe hartimit të legjislacionit, si dhe tek palët e jashtme sipas kërkesës.

 

Drejtori i Departamentit për Politika të Sistemit të Drejtësisë, Profesione të Lira dhe Statistika raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

 

Departamenti për Politika të Sistemit të Drejtësisë, Profesione të Lira dhe Statistika përbëhet nga divizionet si në vijim:

  • Divizioni për Politika të Sistemit të Drejtësisë;
  • Divizioni për Profesione të Lira
  • Divizioni për Statistika dhe Analiza.

 

Kontakti:

Drejtor i Departamenti për Politika të Sistemit të Drejtësisë, Profesione të Lira dhe Statistika

Z/Znj. Elbasan Dervishaj

Email:Elbasan.Dervishaj@rks-gov.net

Tel: 00383 38 200 67 092

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

 

 

Divizioni për Politika të Sistemit të Drejtësisë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika të Sistemit të Drejtësisë janë:

 

  • Harton strategji, koncept dokumente dhe dokumente tjera të politikave të Ministrisë për sistemin e drejtësisë;
  • Shqyrton rregullisht raportet e brendshme dhe të jashtme për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe propozon politika të reja dhe ndryshime ligjore;
  • Ofron mbështetje në hartimin e ligjeve dhe akteve nënligjore të sistemit të drejtësisë;
  • Ofron mbështetje në përgatitjen e raporteve për vlerësimin e zbatimit të legjislacionit të sistemit të drejtësisë;
  • Bashkëpunon me gjykatat, prokuroritë dhe institucionet tjera të sistemit të drejtësisë në procesin e hartimit të politikave të Ministrisë për sistemin e drejtësisë;

 

Udhëheqësi i Divizionit për Politika të Sistemit të Drejtësisë raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Sistemit të Drejtësisë, Profesione të Lira dhe Statistika.

 

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Politika të Sistemit të Drejtësisë

Z/Znj.

Email:

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

 

 

Divizioni për Profesione të Lira

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Profesione të Lira janë:

 

  • Siguron mbarëvajtjen e procesit të licencimit të profesioneve të lira, duke ofruar mbështetje për komisionet përkatëse dhe Ministrin e Drejtësisë;
  • Organizon provimin dhe mban evidencë për personat që kanë kaluar provimin për jurisprudencë, noteri, përmbarues privat, administratorë falimentues dhe profesione tjera të lira;
  • Mirëmban regjistrat përkatës të noterëve, përmbaruesve privat, ndërmjetësuesve, administratorëve falimentues dhe profesioneve tjera të lira, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
  • Ofron mbështetje për mbarëvajtjen e punës së komisioneve të ndryshme të themeluara lidhur me funksionimin e profesioneve të lira;
  • Ofron mbështetje në hartimin e strategjive, dokumenteve të politikave dhe legjislacionit për profesionet e lira;
  • Përgatit udhëzues për funksionimin e profesioneve të lira, në bashkëpunim me odat përkatëse të profesioneve të lira, organet dhe institucionet tjera të sistemit të drejtësisë;
  • Planifikon dhe zbaton aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të profesioneve të lira në pajtim me legjislacionin në fuqi, dhe
  • Bashkëpunon me odat përkatëse të profesioneve të lira, organet dhe institucionet tjera të sistemit të drejtësisë në procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit, licencimit të profesioneve të lira dhe ngritjes së kapaciteteve.

 

Udhëheqësi i Divizionit për Profesione të Lira raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Sistemit të Drejtësisë, Profesione të Lira dhe Statistika.

 

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Profesione të Lira

Z/Znj. Fadilete Hoxha Blakçori

Email:fadilete.hoxha@rks-gov.net

Tel: 00383 38 200 67 095

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

 

Divizioni për Statistika dhe Analiza

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Statistika dhe Analiza janë:

 

  • Mbledh, përpunon dhe analizon të dhënat statistikore për funksionimin e sistemit të drejtësisë nga institucionet dhe organet relevante, përfshirë bazat e të dhënave përkatëse;
  • Përgatit raporte për strukturat e Ministrisë dhe raporte publike për funksionimin e sistemit të drejtësisë;
  • Zhvillon procesin e vlerësimit të ndikimit të politikave të reja të Ministrisë dhe ofron mbështetje në vlerësimin e zbatimit të legjislacionit;
  • Bashkëpunon me organet dhe institucionet vendore, organizatat jo-qeveritare dhe organizatat ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbledhjes, përpunimit dhe analizimit të statistikave në fushën e drejtësisë;
  • Harton politika dhe standarde të punës në fushën e mbledhjes, përpunimit, analizës dhe ofrimit të informacionit për të dhënat statistikore;
  • Vlerëson dhe analizon projektet ekzistuese kërkimore, si dhe përgatit projekte dhe metodologji kërkimore në fushën e drejtësisë;
  • Bën hulumtime të opinionit publik në sistemin e drejtësisë, dhe publikon rezultatet e tyre.

 

Udhëheqësi i Divizionit për Analiza dhe Statistika raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Sistemit të Drejtësisë, Profesione të Lira dhe Statistika.

 

Kontakti:

 

Udhëheqësi i Divizionit për Analiza dhe Statistika

Z/Znj.

Email:

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë