Skip to content

Departamenti për Qasje në Drejtësi, Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit

Misioni i Departamentit për Qasje në Drejtësi, Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit është sigurimi i qasjes së drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë, drejtësi tranzicionale gjithëpërfshirëse dhe mbështetje e viktimave të krimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Qasje në Drejtësi, Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit janë:

  • Harton strategjitë dhe dokumentet e politikave për sigurimin e qasjes së drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë;
  • Bën zbatimin dhe raporton për aktivitetet nga strategjitë dhe dokumentet e politikave të Ministrisë për qasje në drejtësi;
  • Bën zbatimin dhe raporton për aktivitetet nga strategjitë dhe dokumentet e politikave të Ministrisë nga fusha e mbrojtjes nga dhuna në familje, dhuna ndaj gruas dhe dhuna në baza gjinore;
  • Monitoron mbrojtjen dhe promovon zbatimin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut nga strukturat e Ministrisë dhe harton raporte me rekomandime;
  • Ofron rekomandime dhe këshilla për strukturat e Ministrisë për
  • përputhshmërinë e politikave, ligjeve të propozuara, vendimeve dhe veprimeve të tjera me të drejtat e njeriut;
  • Raporton dhe ofron informata për zbatimin e detyrimeve të Ministrisë në fushën e drejtave të njeriut;
  • Harton, siguron zbatimin dhe raporton për zbatimin e aktiviteteve nga strategjitë dhe dokumentet e politikave për drejtësinë tranzicionale në Kosovë;
  • Koordinon procesin e bashkëpunimit për politikat e drejtësisë tranzicionale;
  • Ofron mbështetje për viktimat e krimit, përfshirë mbështetjen në procesin e kompensimit të viktimave të krimit në pajtim me ligjin përkatës.

 

Drejtori i Departamentit për Qasje në Drejtësi, Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

Departamenti për Qasje në Drejtësi, Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit përbëhet nga divizionet si në vijim:

  • Divizioni për Qasje në Drejtësi, Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Gruas dhe Dhuna në Baza Gjinore;
  • Divizioni për Drejtësi Tranzicionale, dhe
  • Divizioni për Mbështetje të Viktimave të Krimit

 

Kontakti:

Drejtor i Departamenti për Qasje në Drejtësi, Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit

Ilir Gutaj

Email: ilir.gutaj@rks-gov.net

Tel: +383/ 038 200 67 142

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Kati 10, Zyra nr.1021

Prishtinë, Kosovë

 

 

Divizioni për Qasje në Drejtësi, Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Gruas dhe Dhuna në Baza Gjinore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Qasje në Drejtësi, Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore janë:

  • Harton strategji, koncept dokumente dhe dokumente tjera të politikave të Ministrisë për qasje në drejtësi, përfshirë mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj gruas dhe dhuna në baza gjinore;
  • Bën zbatimin dhe raportimin nga departamentet dhe agjencitë përkatëse, për aktivitetet nga strategjitë dhe dokumentet e politikave të Ministrisë për qasje në drejtësi, mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj gruas dhe dhuna në baza gjinore;
  • Ofron mbështetje në hartimin e legjislacionit për qasje në drejtësi, përfshirë mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj gruas dhe dhuna në baza gjinore;
  • Ofron mbështetje për përfshirjen e aspektit gjinor dhe anti-diskriminimit në politikat dhe legjislacionin në fushëveprim të Ministrisë;
  • Monitoron mbrojtjen dhe promovon zbatimin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut nga Shërbimi Korrektues, Shërbimi Sprovues, agjencitë dhe strukturat tjera të Ministrisë, dhe harton raporte me rekomandime për përmirësimet institucionale në këtë aspekt;
  • Bën vizita të rregullta dhe sipas nevojës dhe kërkesave në institucionet korrektuese dhe sprovuese;
  • Vlerëson legjislacionin e propozuar, vendimet dhe veprimet tjera të strukturave të Ministrisë, duke ofruar rekomandime dhe këshilla për përputhshmërinë e tyre me të drejtat e njeriut;
  • Bashkëpunon me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe mekanizmat tjerë për të drejtat e njeriut, qasjen në drejtësi, mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj gruas dhe dhuna në baza gjinore, dhe monitoron zbatimin nga strukturat e Ministrisë të rekomandimeve përkatëse;
  • Bashkëpunon me organet dhe institucionet tjera, përfshirë organizatat jo qeveritare dhe organizatat ndërkombëtare për fushën e qasjes në drejtësi, mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj gruas dhe dhuna në baza gjinore;
  • Raporton dhe ofron informata për zbatimin e detyrimeve të Ministrisë në fushën e drejtave të njeriut, përfshirë mbrojtjen nga diskriminimi dhe për barazinë gjinore;
  • Shërben në cilësinë e Sekretariatit të Koordinatorit Nacional kundër Dhunës në Familje;
  • Menaxhon bazën e të dhënave përkatëse për dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave dhe i paraqet raporte Koordinatorit Kombëtar dhe Grupit Koordinues Ndërinstitucional.

Udhëheqësi i Divizioni për Qasje në Drejtësi, Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Gruas dhe Dhuna në Baza Gjinore raporton tek Drejtori i Departamentit për Qasje në Drejtësi, Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.

 

 

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Qasje në Drejtësi, Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Gruas dhe Dhuna në Baza Gjinore

Z/Znj.

Email:

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

 

 

Divizioni për Drejtësinë Tranzicionale

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Drejtësi Tranzicionale janë:

  • Harton, siguron zbatimin dhe raporton për aktivitetet nga strategjitë dhe politikat e Ministrisë dhe Qeverisë për drejtësi tranzicionale;
  • Ofron rekomandime dhe këshilla për Ministrinë dhe Qeverinë lidhur me drejtësinë tranzicionale në Kosovë;
  • Ofron mbështetje në hartimin e legjislacionit për drejtësinë tranzicionale;
  • Koordinon procesin e bashkëpunimit me palët e jashtme, shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare lidhur me politikat e drejtësisë tranzicionale, dhe
  • Menaxhon baza të të dhënave përkatëse që ndërlidhen me aspektet e drejtësisë trazicionale, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Udhëheqësi i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale raporton tek Drejtori i Departamentit për Qasje në Drejtësi, Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.

 

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Drejtësi Tranzicionale

Z/Znj.

Email:

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

 

 

Divizioni për Mbështetje të Viktimave të Krimit

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbështetje të Viktimave të Krimit janë:

  • Siguron mbarëvajtjen e procedurës ligjore për kompensimin e viktimave të krimit;
  • Promovon mundësitë dhe ofron të gjitha informatat për palët për procedurën e kompensimit të viktimave të krimit;
  • Përgatit udhëzues për procedurën e kompensimit të viktimave të krimit;
  • Ofron mbështetje administrative dhe teknike për Komisionin përkatës për kompensimin e viktimave të krimit;
  • Menaxhon bazën e të dhënave përkatëse për kompensimin e viktimave të krimit;
  • Ofron informata për viktimat e krimit lidhur me mundësitë ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, dhe
  • Bashkëpunon me institucionet dhe organet përkatëse për mbështetjen e viktimave të krimit.

Udhëheqësi i Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit raporton tek Drejtori i Departamentit për Qasje në Drejtësi, Drejtësi Tranzicionale dhe Mbështetje të Viktimave të Krimit.

 

Kontakti: 

Udhëheqësi i Divizionit për Mbështetjen e Viktimave të Krimit

Z/Znj.

Email:

Tel:

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

Skip to content