Skip to content

Divizioni për Prokurim Publik

Divizioni për Prokurim Publik ka për mision zhvillimin e procedurave të prokurimit për arritjen e vlerës së parasë në përputhje me parimet e Ligjit për prokurimin publik.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Prokurim Publik janë:

  • Harton dhe zbaton planin vjetor të Ministrisë, në fushën e prokurimit publik, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Zbaton aktivitetet e prokurimit, në përputhje me planin vjetor të prokurimit të Ministrisë;
  • Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
  • Përcakton metodologjinë e prokurimit për tenderë dhe procedurat e vlerësimit të ofertave;
  • Propozon komisionet e hapjes dhe/ose vlerësimit të ofertave, konform kërkesave të ligjit përkatës për prokurimin publik;
  • Ofron këshilla dhe i ndihmon menaxhmentit, në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave;
  • Shqyrton ankesat e operatorëve ekonomikë dhe kryen përfaqësimin në procedurat ankimore që zhvillohen pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit;
  • Harton raportin përfundimtar të prokurimit për nevoja të Ministrisë dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

 

Udhëheqësi i Divizionit për Prokurim Publik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Prokurim Publik

Z/Znj.

Email: @rks-gov.net

Tel: 038/200-67-030

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë

 

Skip to content