Skip to content
Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Skip to content

Divizioni për Shërbime Logjistike dhe Administrim të Dokumenteve

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shërbime Logjistike dhe Administrim të Dokumenteve janë:

  • Siguron kushtet e punës dhe të akomodimit për stafin e Ministrisë;
  • Menaxhon inventarin dhe depot e Ministrisë;
  • Bën pranimin, kontrollimin e pasurisë, menaxhimin e stoqeve dhe përgatitjen e raporteve përkatëse;
  • Ofron shërbime për nevojat e Ministrisë për inventar, mallra dhe pajisje tjera të zyrës për punë;
  • Ofron ndihmë logjistike mbështetëse për organizimin e takimeve të personelit të Ministrisë;
  • Bën ofrimin e shërbimit të transportit dhe bën menaxhimin e veturave të Ministrisë dhe atyre që janë në shfrytëzim të saj;
  • Mirëmban evidencën e regjistrimit dhe sigurimit të automjeteve si dhe të gjitha çështjet tjera të logjistikës që kanë të bëjnë me transport;
  • Zbaton procedurat për menaxhimin dhe administrimin e dokumenteve;
  • Menaxhon sistemin arkivor të Ministrisë dhe bashkëpunon me Agjencinë Shtetërore të Arkivave;
  • Përkujdeset për ruajtjen, mirëmbajtjen profesionale dhe sigurimin e materialit arkivor nga dëmtimi, asgjësimi dhe zhdukja;
  • Pranon, kontrollon, klasifikon dhe evidenton dokumentet;
  • Dërgon aktet dhe shkresat, në procedim të mëtutjeshëm;
  • Pranon postën, bën hapjen dhe kontrollimin, si dhe kujdeset për dërgimin e postës, shpërndarjen e postës (shkresave) dhe lëndëve, duke përfshirë edhe postën elektronike;
  • Vulos shkresat dhe lëndët dhe kujdeset për mbajtjen e vulave;
  • Përkujdeset për afatet e arkivimit të lëndëve, si dhe përgatit lëndët me afat të përhershëm për dorëzim në Arkivin e Republikës të Kosovës, sipas dispozitave ligjore.

 

Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Logjistike dhe Administrim të Dokumenteve i raporton Drejtorit të Departamentit për Shërbime të Përgjithshme.

 

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Logjistike dhe Administrim të Dokumenteve

Z/Znj.

Email: @rks-gov.net

Tel: 038/200-67-062

Adresa: Ministria e Drejtësisë

Ndërtesa e Re e Qeverisë (ish ndërtesa e Rilindjes)

Prishtinë, Kosovë