Skip to content
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐣𝐚 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐮 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈: 𝐃𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐑𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈-𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐣𝐚 𝐇𝐚𝐱𝐡𝐢𝐮 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈: 𝐃𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐑𝐞𝐟𝐨𝐫𝐦𝐞̈𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈-𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢

Prishtinë, 02/11/2024
Gjatë qëndrimit në Tiranë, Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu ka zhvilluar dy takime të ndara me deputeten Etilda Gjonaj, ish Ministre e Drejtësisë, nënkryetare e Komisionit për Integrim dhe Nënkryetare e parë e Komisionit për mosdiskrimin dhe barazi në AP të KiE si dhe me deputeten Klotilda Bushka Ferhati Kryetare e Komisionit për çështje ligjore, administratë publike dhe të drejta të njeriut.
Në takim me deputeten Gjonaj, u diskutua rreth progresit të arritur në reformën në drejtësi, sfidat dhe problemet që e kanë përcjellë këtë proces praktikat e mira të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga përvoja e saj si ish Ministre e Drejtësisë, diskutimi me deputeten Gjonaj ishte dinamik dhe shumë frytdhënës. Ministrja Haxhiu gjatë takimit adresoi edhe hapat e rëndësishëm të Kosovës sa i përket adresimit të rasteve të dhunës në familje, zbatimin e Konventës së Stambollit si dhe veprimet e ndërmarra në fushën e parandalimit, emancipimit dhe adresimit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.
Ndërsa, gjatë takimit me Kryetaren e Komisionit të ligjeve, znj. Bushka Ferhati, u diskutua rreth bashkëpunimit të shkëlqyer në procese të rëndësishme për Kosovën, sistemin e drejtësisë, Reformën në Drejtësi. Ministrja Haxhiu falënderoi Kryetaren e Komisioni të ligjeve, znj. Bushka Ferhati për rekomandimet dhe ndihmën e pakursyer që i ka ofruar Kosovës edhe në raport me nismat për Reformë në sistemin e drejtësisë dhe rrugën për të jetësuar këto nisma sidomos në raport me Komisionin e Venedikut. Në takim u diskutua edhe për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dyja vendeve në fushën e profesioneve të lira si dhe implementimin dhe progresin që është shënuar në raport me to.

Foto Galeria

Skip to content