Në Qendren Korrektues për të Mitur, në praninë e Ushtruesit të Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, u mbajt ceremonia e certifikimit të 30 të miturve të burgosur, të cilët përfunduan me sukses programet profesionale dhe edukuese.
Përmes këtyre programeve, të miturit u aftësuan në fusha të ndryshme si: ndihma e parë, auxhustator, elektricist, printim dhe dizajn grafik. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është fuqizimi i të miturve me shkathtësi të dobishme për jetën e tyre pas vuajtjes së dënimit dhe rritja e mundësive për riintegrim shoqëror.
Me këtë rast, UD Ministri Sallahu theksoi rëndësinë e këtyre programeve si instrumente konkrete për rehabilitimin dhe transformimin e jetës së të miturve në konflikt me ligjin.