Skip to content
Ministrja Haxhiu vizitoi Akademinë e Drejtësisë së Turqisë

Ministrja Haxhiu vizitoi Akademinë e Drejtësisë së Turqisë

Prishtinë, 06/11/2024
Në vizitën zyrtare në Ankara, ministrja e Drejtësisë ka vizituar Akademinë e Drejtësisë, me ç ’rast është njoftuar nga afër për zhvillimin e trajnimeve dhe programeve edukative në Turqi, të cilat ofrohen nga ky institucion.
Ministrja Haxhiu foli për reformat që po implementohen nga Ministria e Drejtësisë në raport me Akademinë e Drejtësisë, përmes së cilave po synohet të krijohet një sistem dinamik dhe i strukturuar mirë i trajnimeve që do të ofroj mundësi për zhvillimin e aftësive praktike dhe teorike për profesionistët e drejtësisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Tutje ministrja Haxhiu tha se intensifikimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë dhe shkëmbimi i përvojave mes dy shteteve, do të rrisin efikasitetin dhe transparencën në sistemin drejtësisë dhe do të forcojnë besimin e qytetarëve në raport me sistemin e drejtësisë në vend.

Foto Galeria

Skip to content