Skip to content
AAPSK dhe Policia e Kosovës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

AAPSK dhe Policia e Kosovës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë, 29/11/2012

Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar në vazhdën e nënshkrimit të Memorandumeve të Bashkëpunimit me institucionet e zbatimit të Ligjit, sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës.

Ky Memorandum është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë, Rrahim Rama dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Memorandumi ka për qëllim krijimin e një platforme të bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar dhe Policisë së Kosovës, lidhur me mbështetjen reciproke në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive nga fushëveprimi i tyre. 

Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar dhe Policia e Kosovës me ane të këtij Memorandumi, kanë për qëllim krijimin e përshtatshmërisë së kushteve për thëllimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit, në krijimin e mekanizmave ligjor dhe institucional për të vepruar në parandalimin e veprimtarisë së pa-autorizuar (ilegale), veprimtari e cila mund të dëmtojnë rendin ligjor brenda territorit të Republikës së Kosovës. 

Skip to content