Skip to content
AAPSK-ja dhe BQK-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

AAPSK-ja dhe BQK-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 27/01/2012

Në vazhdën e fuqizimit të saj, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar (AAPSK) e Ministrisë së Drejtësisë, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Kjo marrëveshje u nënshkrua në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të AAPSK-së, Rrahim Rama dhe Drejtorit të Departamentit të Operacioneve në BQK, Jeton Bajramaj.

Më anë të kësaj marrëveshje, BQK-ja përkujdeset për artikujt e lënë në ruajtje nga ana e Agjencisë në mënyrë standarde, prej momentit të pranimit, deri të momenti i kthimit të tyre.

Foto Galeria

Skip to content