
Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, në vazhdën e aktiviteteve, sot ka organizuar një takim me gjyqtarë dhe prokurorë të Gjykatës dhe Prokurorisë së Qarkut dhe asaj komunale të Gjilanit.
Më këtë rast, Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar, Rrahim Rama, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet dhe objektivat e kësaj Agjencie. Ai ka folur për profilizimin e Agjencisë, sensibilizimin e opinionit e institucioneve me kompetenca e fushëveprimin dhe punën që është duke e bërë kjo Agjenci.
Në këtë takim, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Flori, i cili tha se duhet bërë ndryshimi i praktikes se gjykatave, ku duhet të parashihen edhe vendimi për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe i inkurajoj të vazhdojnë bashkëpunimin me Agjencinë.
Ndërsa, të pranishmit u interesuan për punën që po bënë agjencia dhe shprehen gatishmërinë në bazë të kompetencave që kanë, të mbështesin këtë agjenci, për punë të mëtutjeshme.