Skip to content
Ambasada e Austrisë e përkushtuar ta ndihmoj Ministrinë e Drejtësisë

Ambasada e Austrisë e përkushtuar ta ndihmoj Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 21/07/2016

Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, ka pritur sot nё takim, Ambasadorin Austriak  z. Gernot Pfandler, Zëvendës ambasadorja, znj. Vera Fuchs dhe atasheu policor, z. Steven Mair. 

Gjatë këtij takimi, Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin pёr bashkëpunim tё mëtutjeshëm nё fushën e drejtësisë dhe falënderoj ambasadën pёr ndihmën dhe kontributin e deritanishëm pёr realizimin e planeve, me theks tё veçantë nё sistemin e drejtësisë.

Nё anën tjetër, Ambasadori Pfandler shprehu përkushtimin e tij pёr tё ndihmuar edhe mё tutje Ministrin e Drejtësisë nё tё gjitha fushat. Ai po ashtu theksoi edhe rëndësinë e luftimit tё krimit tё organizuar dhe korrupsionit. Theksoi mbështetjen e Austrisë dhe BE pёr Kosovën, sidomos pёr implementimin e marrëveshjes sё Stabilizim Asocimit.

Ministrja Hoxha theksoi se gjatë mandatit tё saj do tё përkushtohet që tё kthehet besimi nё drejtësi duke u bazuar nё parimet përfshirë transparencën, përgjegjësinë dhe llogaridhënien.

Ambasadori, Gernot Pfandler dhe Ministrja Dhurata Hoxha, shprehën gatishmërinë e tyre pёr bashkëpunim tё mëtutjeshëm edhe nё tё ardhmen.

Foto Galeria

Skip to content