
Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim njoftues, zv. shefen e sektorit politik në Ambasadën Amerikane në Kosovë, znj. Marry Glantz, të cilën e ka njoftuar me prioritetet dhe reformat e ndërmarra në sektorin e drejtësisë.
Gjatë këtij takimi Ministri Kuçi e njoftoi znj. Glantz me prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë të cilat synohen të arrihen gjatë këtij mandati.
“Misioni i këtij mandati qeverisës do të lidhet ngushtë me vazhdimin e ngritjes së besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë, duke punuar më tutje në ngritjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe llogaridhënies së institucioneve të drejtësisë”, ka thënë Kuçi.
Më tej, Ministri Kuçi ka theksuar planet konkrete në konsolidimin e infrastrukturës ligjore në fushën civile, gjithashtu edhe prioritetin për rishikimin e sektorit të drejtësisë me qëllim të rritjes së efikasitetit të gjyqësorit.