Skip to content
Ambasadorja Willems: Mbështetja e Mbretërisë së Holandës ka prioritet rendin dhe ligjin

Ambasadorja Willems: Mbështetja e Mbretërisë së Holandës ka prioritet rendin dhe ligjin

Prishtinë, 07/10/2015

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim njoftues, Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems. 

Ministri Kuçi e ka njoftuar Ambasadoren Willems me “prioritetet e prioriteteve” të Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati, duke përfshirë hartimin për herë të parë të Kodit Civil të Republikës së Kosovës, harmonizimin e legjislacionit ne fushën e të drejtave pronësore dhe rishikimin strategjik të sektorit të drejtësisë. 

Ministri Kuçi ka kërkuar nga Ambasadorja Holandeze thellimin e bashkëpunimit bilateral në funksion të fuqizimit të rendit dhe ligjit. Në veçanti, Ministri Kuçi ka kërkuar asistencë në ngritjen e kapaciteteve së prokurorëve në luftimin e krimeve financiare, kibernetike dhe terrorizmit, fusha që edhe shoqëritë më moderne hasin në sfida gjatë adresimit të tyre. 

Ambasadorja Willems, ka siguruar Ministrin Kuçi që ofrimi i asistencës në fushën e sundimit të ligjit mbetet prioritet, duke theksuar që fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë është edhe në interesin shtetëror të Mbretërisë së Holandës dhe Bashkimit Evropian.

Foto Galeria

Skip to content