Skip to content
Analizohen modelet më të mira për krijimin e Akademisë së Drejtësisë

Analizohen modelet më të mira për krijimin e Akademisë së Drejtësisë

Prishtinë, 20/11/2012

Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e GIZ-it, është duke mbajtur në Shkup tryezë pune dy ditore për Akademinë e Drejtësisë së Kosovës. 

Kjo tryezë pune do të ketë për qëllim diskutimin dhe nxjerrjen e një projekt-propozimi për modelin më të mirë për Akademinë e Drejtësisë së Kosovës, i cili më pas do të inkorporohet në Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë. 

Pjesëmarrës në këtë tryezë pune janë udhëheqësit e institucioneve gjyqësore të Kosovës: Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Gjykatës Supreme, si dhe përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, UNDP, USAID, OSBE, EULEX etj. 

Në punimet që janë duke u zhvilluar sot në këtë tryezë, është duke u analizuar gjendja  aktuale e gjyqësorit dhe nevojat për reforma për arsimimin juridik, kurse nesër në program është parapare diskutimi i strukturës institucionale të Akademisë së Drejtësisë.  

Foto Galeria

Skip to content