Skip to content
Anulohet tenderi “Furnizim me mish dhe produkte të mishit”, në Ministrinë e Drejtësisë

Anulohet tenderi “Furnizim me mish dhe produkte të mishit”, në Ministrinë e Drejtësisë

Prishtinë, 22/04/2011

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, u takua me Hasan Pretenin, kryetar i Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe me Safet Hoxhën, kryetar i  Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në këtë takim në të cilin ishte i ftuar edhe kryetari i  Organi Shqyrtues të Prokurimit, u bisedua për problemet që janë shfaqur në tenderin “Furnizim me mish dhe produkte të mishit”.

Më këtë rast, me pëlqimin e përfaqësuesve të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ministri Kuçi, mori vendim për anulimin e këtij tenderi dhe shpalljen e tenderit të ri.

Ndërsa, procedurat e tenderit të ri për “Furnizim me mish dhe produkte të mishit”, përveç monitorimit që do t’i bëhet nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe lëvizja Fol, kjo procedurë do të monitorohet edhe nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.

Foto Galeria

Skip to content