Skip to content
AS EDHE NJË MË SHUMË, po fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës mbi Bazë Gjinore” e organizuar nga Ministria e Drejtësisë

AS EDHE NJË MË SHUMË, po fillon fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës mbi Bazë Gjinore” e organizuar nga Ministria e Drejtësisë

Prishtinë, 24/11/2022

AS EDHE NJË MË SHUMË, po fillon fushata globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës 

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka prezantuar agjendën e fillimit të fushatës globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore", e cila fushatë organizohet për herë të parë nën drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe që mbanë thirrjen zyrtare “AS EDHE NJË MË SHUMË”.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave po ndodhë çdo ditë në hapësira të ndryshme, dhe ky fenomen ka shënuar rritje, Ministria e Drejtësisë, konsideron se sensibilizimi i qytetarëve, ndërgjegjësimi dhe thirrjet për raportim janë obligim institucional. Dhuna nuk është çështje private dhe raportimi është hapi i parë për adresim. Andaj, për këto arsye Ministria e Drejtësisë, për herë të parë ka marrë rolin drejtues dhe koordinues të kësaj fushate në Kosovë", tha ministrja Haxhiu në konferencë për media.

Këtë vit, fushata ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore’, do të hapet në Bibliotekën Kombëtare me një ceremoni që i dedikohet viktimave. Prej nesër, për 16 ditët në vijim do të organizohen rreth 200 aktivitete të cilat shtrihen në gjithë Kosovën dhe kanë tragete të ndryshme shoqërore. Për 16 ditë, do të organizohen tryeza, diskutime, vizita në qytete e fshatra, takime në institucione e komuna, tubime me vajza e gra, vizita në shkolla, klube të sporteve, shoqata e biznese.

Gjatë kësaj konference, Ministrja Haxhiu shpalosi edhe punën e bërë në adresimin e dhunës në familje duke theksuar se në këtë drejtim është hartuar dhe miratuar Strategjia Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, janë proceduar ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale,  është miratuar Protokoli Shtetëror për Trajtimin e rasteve të dhunës, janë miratuar dy projektligje të rëndësishme sa i përket viktimave si Ligji për Ndihmë Juridike Falas dhe Ligji për Kompensim të Viktimave të Krimit si dhe është përfunduar edhe Kurrikula për trajtimin e dhunuesve e cila do të lansohet për gjatë fushatës së aktivizmit.

Skip to content