
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Drejtorin Politikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert.
Në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovës, me thekës të veçantë për zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës, ku Zëvendëskryeministri Kuçi ka informuar Drejtorin Kickert, për punët që është duke i bërë Qeveria për të vendosur rend dhe ligjin në këtë pjesë të Kosovës.
Po ashtu, u bisedua edhe për proceset integruese të Kosovës, ndërsa Drejtori Kickert tha se shteti austriak mbështet Kosovën në rrugën e saj drejtë integrimit evropian, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.