Skip to content
Autopsitë do të kryhen edhe gjatë vikendeve

Autopsitë do të kryhen edhe gjatë vikendeve

Prishtinë, 28/10/2011

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë vendim që autopsitë të kryhen edhe gjatë ditëve të vikendeve.

Në vendimin e Ministrit Kuçi thuhet se zyrtarët përkatës të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, sipas nevojës duhet të kryejnë autopsi edhe gjatë ditëve të vikendit, kur për këtë plotësohen të gjitha kushtet ligjore nga ana e organeve të hetuesisë dhe gjyqësisë.  

Skip to content