
Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala është takuar me përfaqësuesit të GIZ-it gjerman. Në takim kanë marr pjesë udhëheqësja e ekipit, Jana Schuhmann, e shoqëruar nga eksperti ligjor, Korab Dibra, ndërsa nga MD kanë marr pjesë Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, Gazmend Çitaku dhe Zv. Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Ruzhdi Osmani. Përfaqësuesit e GIZ e njoftuan Zëvendësministren Shala me aktivitetet e Projektit i cili ka për qëllim që të punoj me vendet partnere për të harmonizuar kriteret ligjore me Acquis të BE-së. Sundimi i ligjit është thelbësor për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendeve. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur synimin për zhvillimin e një zone ekonomike rajonale. Kjo kërkon një zbatim efektiv të kornizave ligjore. Ky Projekt është rajonal “Reforma Ligjore për Zhvillimin Ekonomik në Ballkanin Perëndimor” dhe përqendrohet në punën e tij në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimin e ekspertizës në këto fusha: Fuqizimi Ekonomik i Grave, Forcimi i parandalimit dhe menaxhimit të kontesteve investitor-shtet, Bashkëpunimi ndërkufitar në çështjet civile dhe tregtare.
Zëvendësministrja Shala i falënderoi Organizatën Gjermane – GIZ për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e sundimit të ligjit, lidhur me këtë znj. Shala e mirëpriti Projektin propozimin e prezantuar nga përfaqësuesit GIZ-it dhe tha se Ministria e Drejtësisë është e gatshme të jap kontributin e saj përmes ndërmarrjes së reformave në këto fusha dhe shtoi se jemi të gatshëm të thellojmë bashkëpunimin e mëtejmë me qëllim të fuqizimit të sektorit të drejtësisë. Takimet do të vazhdojnë edhe gjatë fazave të ardhshme në fushat e lartpërmendura.