Skip to content
Avokati Istrefi takoi drejtorin e Agjencisë së Kosovë për Akreditim, Naim Gashi

Avokati Istrefi takoi drejtorin e Agjencisë së Kosovë për Akreditim, Naim Gashi

Prishtinë, 10/11/2021

Avokati Istrefi fillimisht ka falënderuar drejtorin Gashi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe njëherit ka theksuar se Avokatura Shtetërore do të përkrahë plotësisht Agjencinë e Akreditimit, si për mbrojtjen juridike nëpër gjykata, po ashtu edhe në përpilimin e akteve juridike, në mënyrë që ato të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi dhe të mos mund të kontestohen nëpër gjykata.

Gjatë këtij takimi avokati Istrefi dhe drejtori Gashi, kanë diskutuar për rastet me të cilat ballafaqohen gjatë akreditimit të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë. Me këtë rast palët u dakorduan që ndaj shkelësve të kritereve të akreditimit në Institucionet e Arsimit të lartë në Kosovë, të merren masa dhe si të tilla  të procedohen penalisht tek organi i akuzës.

Nga ana tjetër, drejtori Gashi shtoi se Agjencia mbetet e angazhuar në garantimin e cilësisë së punës arsimore dhe kërkimore shkencore në Institucionet e Arsimit të lartë në Kosovë dhe njëherit theksoi se kjo Agjenci veprimtarinë e saj e ushtron duke respektuar të gjitha ligjet në fuqi, gjë që ka bërë që mos të ekspozohet ndaj asnjë rreziku ligjor.

Në takim u theksua qëllimi i përbashkët mbi forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të Avokaturës Shtetërore dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim me qëllim që të lehtësohen procedurat e shkëmbimit të informacioneve dhe rritjes së përgjegjshmërisë në zbatimin e mëtejmë të ligjshmërisë në administratën shtetërore.

Skip to content