
Bazuar në legjislacionin në fuqi dhe kapacitete e Administratës Tatimore të Kosovës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit për delegimin e kompetencave dhe përgjegjësive të përfaqësimit nga Avokatura Shtetërore, te Administrata Tatimore e Kosovës, kudo që kjo e fundit është palë në procedura administrative, gjyqësore, jo-gjyqësore dhe të arbitrazhit në të gjitha nivelet.
Avokati i Përgjithshëm e konfirmoi se Avokatura Shtetërore gjithmonë do të jetë e gatshme të e përkrahë ekipin e përfaqësimit të ATK-së, kur të jetë e nevojshme, në interes të mbrojtjes se buxhetit te Republikës se Kosovës.