Ky aktivitet, organizuar në bashkëpunim me Këshillin e Evropës / Council of Europe Office in Pristina synoi rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë dhe sfidat digjitale, me një theks të veçantë te dhuna online. Ministrat diskutuan për rolin kyç të edukimit dhe përkushtimin institucional në adresimin e dhunës online si dhe praktikat globale për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj këtyre rreziqeve.
Në fokus të diskutimit ishte nxitja e një qasjeje proaktive dhe edukimi i të rinjve mbi përdorimin e sigurt të teknologjisë. Aktiviteti u mirëprit nga nxënësit, të cilët patën mundësinë të ndanin mendimet dhe pyetjet e tyre, duke përfituar njohuri praktike për mbrojtjen digjitale.
SOT DHE ÇDO DITË TJETËR!