Skip to content
Bashkëbisedim me nxënësit e Gjilanit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Bashkëbisedim me nxënësit e Gjilanit kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Prishtinë, 08/12/2023

Në këtë diskutim, zëvendësministri Qorrolli foli për adresimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, si dhe për mekanizmat shtetëror tek të cilët duhen adresuar dhe trajtuar të gjitha rastet e denoncuara në mënyrë që të parandalohen dhe të minimizohen ato në shoqërinë tonë.

Tutje Qorrolli inkurajoi nxënësit të raportojnë çdo rast të dhunës dhe ngacmimit ndërsa këta të fundit patën mundësi të ndaj mendimet dhe pyetjet me panelistët.

Takimet me nxënësit e shkollave të mesme janë në vazhdimësinë e aktiviteteve të ndryshme që po zhvillohen në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim të sensibilizimit dhe ngritjes së vetëdijes kundër dhunës me bazë gjinore në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Skip to content